Llullaku transferohet në Serie B

Llullaku transferohet në Serie B

08 shkurt 2018 19:17

Azdren Llullaku do ta vazhdojë karrierën në Serie B te ekipi italian Virtus Entella.

Pasi arriti një akord me mbrojtësin Naser Aliji, skuadra italiane ka marrë zyrtarisht edhe kartonin e sulmuesit Azdren Llullaku, transmeton TCH.

Lojtari nga Istogu kaloi me bujë tek Astana në Kazakistan dhe pritej të ishte një nga futbollistët më efikas në luftën për titull. Por Azdren Llullaku nuk u përshtat dot me të ftohtin dhe futbollin fizik, duke u huazuar pa shkëlqim te Toboli, aventurë së cilës i erdhi fundi me konsensus.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare do të provojë tani të rivihet në diskutim në Serie B me Virtus Entella, pasi braktisi ekipin e Ordabasit, me të cilin ishte duke u stërvitur prej pak ditësh në Turqi. Llullaku priste të transferohej brenda merkatos normale europiane, por si një futbollist i lirë, nën rregullat e FIFA-s ai mund të kalojë edhe jashtë afateve, siç konfirmoi edhe firma me Virtus Entella.

Stadiumi i ekipit të ri të Llullakut ka një kapacitet modest prej 5.500 vendesh dhe skuadra ndodhet për momentin në vendin e 11 në renditjen e Serie B.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme