Hysaj e Albiol në dyshim për sfidën Napoli – Lazio

Hysaj e Albiol në dyshim për sfidën Napoli – Lazio

08 shkurt 2018 18:49

Elseid Hysaj e Raul Albiol janë në dyshim për sfidën e së shtunës Napoli – Lazio, por Dries Mertens është në rrugë të mirë për t’u rikthyer, transmeton Koha.net.

Mertens kishte pësuar lëndim në fitoren e javës së kaluar ndaj Beneventos, por belgu është rikuperuar më shpejtë se që është pritur, raporton Football Italia.

Megjithatë në mbrojtje Napoli ka problemi me Albiolin që mund të mungojë përsëri këtë fundjavë, e Hysajn që po vuan nga simptomat e gripit, dhe nuk ka marrë pjesë në stërvitjen e sotme.

Christian Maggio mund ta zëvendësojë Hysajn në krah, e Vlad Chiriches pritet ta zëvendësojë Albiolin.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme