Sport

Isco drejt largimit nga Reali

Projektohet larg Realit të Madridit e ardhmja e Iscos.

Sipas asaj që shkruajnë mediat në Spanjë, lojtari mund të largohet që në verën e ardhshme.

Trajneri Zinedine Zidane, në fakt, është i gatshëm për ta lënë të lirë mesfushorin spanjoll dhe diçka të tillë ia ka komunikuar edhe presidentit të klubit Florentino Perez, transmeton SS.

Nëse trajneri francez vazhdon të qëndrojë në krye të Real Madrid, Isco do ta kishte të vështirë të luante në vazhdimësi, dhe për këtë arsye 25-vjeçari mund të synojë largimin.