Sanchez thyen rekordin e Unitedit për shitjen e fanellave Foto: Reuters

Sanchez thyen rekordin e Unitedit për shitjen e fanellave

08 shkurt 2018 17:11

Transferimi i Alexis Sanchezit te Unitedi nga Arsenali në janar ka vendosur një rekord të ri në shitjen e fanellave te “Djajtë e Kuq”, ka thënë zëvendëskryetari ekzekutiv i klubit Ed Woodward.

Woodward ka bërë të ditur se Sanchez ka shitur tre herë më shumë fanella se rekordi paraprak në afatin kalimtar të janarit, transmeton Koha.net.

“Alexis Sanchez ka vendosur rekord të ri për transferimin në afatin kalimtar të janarit në aspektin e shitjes së fanellave, tre herë më shumë se rekordi paraprak”, është shprehur ai, raporton Goal.

Alexis Sanchez u transferua në Old Trafford, përderisa Henrikh Mikhataryan u bashkua me Arsenalin.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme