Mertens: Duam ta fitojmë Ligën e Evropës dhe Serinë A Foto: Reuters

Mertens: Duam ta fitojmë Ligën e Evropës dhe Serinë A

08 shkurt 2018 16:42

Dries Mertens thotë se Napoli ka lojtarë të shkëlqyer dhe synon që ta fitojë Ligën e Evropës dhe Serinë A.

Klubi “Partenopei” është lider në Serie A pas 23 ndeshjeve, dhe gjithashtu janë në garë të Ligës së Evropës pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, transmeton Koha.net.

“Po shkon shumë mirë. Kemi një ekip fantastik me lojtarë të mëdhenj dhe rezultatet janë të pashmangshme nga kjo. Jemi lider në ligë dhe po menaxhojmë mirë që të mbajmë ritmin. Jemi penduar për eliminimin nga Liga e Kampionëve, por hej, ne ende jemi në Ligën e Evropës dhe do të provojmë ta fitojmë atë trofe”, është shprehur Mertens për Le Buteur.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme