Sport

Italia fiton katër vende në Ligën e Kampionëve

UEFA ka konfirmuar se Serie A automatikisht i janë garantuar katër vende në Ligën e Kampionëve, duke filluar prej sezonit 2018/19.

Këto vende do t’i garantohen ligës italiane, pa marrë parasysh se çfarë ndodhi sivjet në “Champions” dhe Europa Ligë, edhe pse Juventusi është klubi i vetëm italian që ka mbetur në garat europiane, transmeton Koha.net.

“Në listën e shqyrtuar për garat europaine, katër federatat e para do të kenë katër vende të garantuara në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve”, thuhet në komunikatën e UEFA-s.

Spanja, Gjermania, Anglia dhe Italia do të kenë katër vende të garantuara.