Modriq kërkon falje për mënyrën e largimit nga Tottenhami

Modriq kërkon falje për mënyrën e largimit nga Tottenhami

08 shkurt 2018 15:25

Luka Modriq ka thënë se “një pendim” ende e ndjek nga pas që prej kohës së tij te Tottenhami, ekip nga i cili u largua në vitin 2012 për Real Madridin.

Kroati luajti katër vjet te ekipi londinez para se të largohej në Spanjë, por kalimi i tij te Reali shkaktoi pakënaqësi te fansat e klubit anglez.

“Pendimi im i vetëm është që nuk fitova trofe me Tottenhamin, edhe pse ishim ekip i fortë që luante mirë. Më vjen keq për mënyrën si u largova. Është dashur të largohem në mënyrë më të mirë. Shpresoj që fansat të kuptojnë se unë ndoqa ëndrrat e mia”, ka thënë Modriq.

“Kam emocione pozitive sa herë mendoj për kohën te Spurs. Tottenhami është klubi i parë që më dha mundësi të luaja në njërën prej ligave më të forta në botë. Kisha lidhje fantastike me njerëzit në klub dhe me fansat. Atmosfera ishte e mirë dhe rezultatet ishin të mira. Edhe tani i shijoj ndeshjet e Tottenhamit dhe kanë lojtarë të mrekullueshëm”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme