Karriera e Neymarit që e bëri lojtarin më të shtrenjtë në botë kur kaloi te Paris Saint-Germaini për 222 milionë euro, ka mundur të ketë tjetër kahe sikur Lokomotiva e Moskës të mos vendoste kundër transferimit të tij në vitin 2008.
Pasi e përcolli brazilianin në një kupë për të rinjtë me Santosin, klubi rus refuzoi blerjen e tij për 10 milionë euro.
Atë kohë, rusët vlerësuan se lojtari është i shtrenjtë dhe ishte kalim i rrezikshëm.
Në vend të transferimit të Neymarit, Lokomotiva vendosi t’i besojë të riut Alan Gatagov, vendim që doli të jetë qesharak.
“Analizuam nëse ia vlen apo jo blerja e Neymarit”, ka thënë ish-presidenti i Lokomotivës, Nikolai Naumov për Sport-Express.
“Donim ta blinim. Skautët e përcollën brazilianin. Kishin shumë dyshime. Së pari, ishte shumë i ri. Së dyti, ishte e paqartë nëse do të adaptohej në Rusi... prandaj vendosëm kundër transferimit të tij”, ka shtuar ish-presidenti i klubit.
“Do ta kishim blerë për 10 milionë euro. Ju mund ta kuptoni se duhet të jeni të kujdesshëm nëse doni të paguani atë shumë për një lojtar të ri të një tjetër kontinenti”, ka thënë veç të tjerash ai.
-
8 shkurt 2018 15:54
-
Shpërndaje në: