Guardin i lutet Interit për rikthim

Guardin i lutet Interit për rikthim

08 shkurt 2018 14:46

Mesfushori i ekipit kinez Shanghai Shenhua, Fredy Guarin ka kërkuar nga Interi që ta rikthejë në klub, ndërsa ka thënë se paratë nuk do të jenë problem për këtë transferim.

Kolumbiani u largua nga Interi në janarin e vitit 2016 për 10 milionë euro pagë për sezon te klubi kinez, por tani dëshiron rikthimin në Itali.

“Paratë nuk janë problem. Do të pranoja ulje të pagës”, ka insistuar Guarin.

“Për këtë kam folur me [drejtorin sportiv] Piero Ausilio, por situata financiare e pamundësoi këtë. Do të rikthehesha menjëherë, është dëshira ime më e madhe. Paratë nuk më interesojnë, do të pranoja më pak para”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme