Sport

Liverpooli me ofertë të re për Lemarin

Liverpooli raportohet se ka vendosur të bëjë ofertë të re për transferimin e anësorit të Monacos, Thomas Lemar gjatë verës.

Lemar është lidhur me një kalim në Premier Ligë, por ekipi francez refuzoi shitjen e tij.

Me Lemarin që ka vazhduar të refuzojë vazhdimin e kontratës, klubi francez pritet të pranojë një numër ofertash për të.

The Independent raporton se Jurgen Klopp ka dhënë dritën e gjelbër për të bërë ofertë të majme për anësorin francez.