Flamuri i Kosovës ngrihet për Lojërat Olimpike Dimërore

Flamuri i Kosovës ngrihet për Lojërat Olimpike Dimërore

08 shkurt 2018 12:29

Flamuri i Kosovës për herë të parë në histori të saj të Lojërave Olimpike Dimërore është ngritur në PyeongChang të Koresë Jugore.

Kosova për herë të parë do të paraqitet në këto lojëra që startojnë më 9 shkurt, kurse Albin Tahiri do të jetë sportisti i vetëm kosovar, i cili njëherësh edhe do të bartë flamurin në ceremoninë hapëse.

Gjatë ceremonisë së ngritjes së flamurit është intonuar edhe himni i Kosovës.

 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Vakti08/02/2018 15:08

Tani po pritka një notë proteste nga Albin Kurti dhe Vetëvendos-ja-tat e tij kundër Koresë Jugore!

Shto koment

Të ngjashme