Pranohet goli nga pozita jashtëloje, gjyqtari nuk shihte reprizën shkaku i flamurit

Pranohet goli nga pozita jashtëloje, gjyqtari nuk shihte reprizën shkaku i flamurit

08 shkurt 2018 10:44

Sistemi i video asistentëve [VAR] nuk është pritur mirë në disa liga të futbollit, por një incident që ka ndodhur në ligën portugeze mund të jetë më qesharaku deri më tani për këtë teknologji.

Aves mposhti Boavistan me rezultat 3 me 0, ndërsa goli i tretë erdhi nga një rast i çuditshëm.

Vitor Gomez realizoi në minutën e 70, por dukej se ishte në pozitë jashtë loje. Si rezultat i kësaj, gjyqtari tentoi të përdorte sistemin VAR për të parë edhe një herë rastin, por shikuesit i prishën punë ekipit të tyre kur penguan pamjen e kamerës me valëvitjen e flamurit.

Për shkak të bllokimit të pamjes, gjyqtari u detyrua të pranonte golin.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme