Skuadrat luajnë në përgatitje ndeshjet e munguara evropiane

Skuadrat luajnë në përgatitje ndeshjet e munguara evropiane

08 shkurt 2018 09:00

Kampionia në fuqi e Kosovës në futboll, Trepça '89 dhe nënkampionia Prishtina nuk patën më shumë se nga dy ndeshje në kualifikime për Ligën e Kampionëve, përkatësisht Ligën e Evropës, shkruan sot Koha Ditore.

Të dy klubet u eliminuan në raundin e parë të kualifikimeve. Eliminimi i hershëm nga garat evropiane u vlerësua se erdhi edhe si mungesë e përvojës ndërkombëtare. Janë ndeshje si ato me Vikingurin e Ishujve Faroe dhe Norrkoepingun e Suedisë që sjellin përvojën e vërtetë ndërkombëtare për skuadrat kosovare.

Por përvojë ndërkombëtare klubet e vendit po fitojnë edhe falë përgatitjeve që po i zhvillojnë në shtete tjera, kryesisht në Turqi.

Numri i ndeshjeve me ekipe të huaja në fazë përgatitore është dukshëm më i madh se numri i ndeshjeve zyrtare dhe kjo gjendje pritet të jetë edhe për disa edicione. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme