Sport

Tahiri, dentisti nga Sllovenia që do ta bartë flamurin e Kosovës

Skitari Albin Tahiri është krenar që do ta përfaqësojë Kosovën në lojërat olimpike dimërore "Pyeongchang 2018".

Kosova për herë të parë do të paraqitet në këto lojëra që startojnë më 9 shkurt, kurse Tahiri do të jetë sportisti i vetëm kosovar, i cili njëherësh edhe do të bartë flamurin në ceremoninë hapëse, shkruan sot Koha Ditore.

Ai në një intervistë për mediumet sllovene ka pranuar se gjithmonë ka ëndërruar për të marrë pjesë në këtë ngjarje dhe këtë ia mundësoi Kosova, shtet që e përfaqëson prej vitit 2009, për shkak se në të shkuarën ishte pjesë e Sllovenisë. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).