Tatuazhi i ish-luftëtarit të UÇK-së që përloti Lorik Canën

Tatuazhi i ish-luftëtarit të UÇK-së që përloti Lorik Canën

07 shkurt 2018 23:35

Në studion e “Top Show Magazine”, Lorik Cana, ish-kapiteni i kombëtares shqiptare të futbollit, nuk i përmbajti dot lotët.

Arsyeja ishte tatuazhi që Lekë Dobruna, ish-luftëtar i UÇK-së, ka bërë në këmbën e tij. Vizatimi tregon momentin kur Lorik Cana mbërtheu poshtë tifozin serb që hyri në fushë gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri.

“Ishte akt spontan ndaj një tifozi që nuk kishte çfarë kërkonte në fushë. Leka ka qenë krenar me aktin tim, ndërsa unë jam krenar me atë që përfaqëson ky njeri. Kur më ftuat në emision, isha i sigurt që do më ndodhte kjo”, tha Cana duke shpjeguar lotët e tij.

Në lidhje me jetën si “pensionist”, Cana tregoi: “Po merrem me disa shokë në SHBA për të pasur një biznes që do të ndihmojë edhe Kosovën, ndërkohë që po ndihmoj edhe babanë tim që sapo është bërë presidenti i Vllaznimit të Gjakovës”.

Image

 

Komentet

Shto koment

Të ngjashme