Tahiri filloi stërvitjet teknike për LOD

Tahiri filloi stërvitjet teknike për LOD

07 shkurt 2018 22:07

Albin Tahiri është bashkuar me skitarët më të mirë të botës.

Tahiri, të mërkurën, kur edhe i ka mësuar datat se kur do të lëshohet shtigjeve të Pyeonchangut të Koresë së Jugut, i ka nisur edhe stërvitjet teknike, me selektorin dhe trajnerin Agim Pupovci.

Debutimin në Lojërat Olimpike, që janë edhe të parat për Kosovën, do ta bëjë më 11 shkurt. Gara e tij e parë është në disiplinën Lëshim i Shpejtë, të cilën e vlerëson se është disiplina më e mirë për të, transmeton KTV.

28-vjeçari i lindur në Slloveni flet edhe për disiplinat tjera. Thotë se do ta japë më të mirën për ta bërë krenare Kosovën.

Tahiri do të garojë në disiplinat tjera më 13 shkurt në Kombinim Alpik, më 15 shkurt në Super Sllallom të Madh, më 18 shkurt në Sllallom të Madh dhe aventurën në Korenë e Jugut e mbyll më 22 shkurt në Sllallom.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme