Ronaldo: Nuk mund të bëj gjërat si kur isha 20 vjeç Foto: Reuters

Ronaldo: Nuk mund të bëj gjërat si kur isha 20 vjeç

07 shkurt 2018 21:30

Në një intervistë për revistën italiane “GQ” Cristiano Ronaldo ka diskutuar për profesionin e tij dhe procesin e plakjes.

Ai ka deklaruar se është shumë ambicioz dhe dëshiron të jetë në nivelin më të lartë edhe për disa, megjithatë ka pranuar se disa gjëra nuk mund t’i bëjë si kur ishte 20 vjeçar, transmeton Koha.net.

Tani 33 vjeç, ylli i Real Madridit thotë se është i kënaqur me nivelin e tij personal dhe shpreson ta vazhdojë këtë nivel.

“Kam ambicie, shumë ambicie. Mendoj se të gjithë duhet t’i ndjekin ëndrrat e tyre. Kam ndjekur të miat dhe dua të vazhdoj ta bëj, të përmirësohem dhe të arrij më shumë. Në nivelin personal ky moment është fantastik. Familja ime po rritet, ndihem shumë i lumtur me jetën time. Në aspektin profesional kam pasur dy vite shumë të mira me ç’rast kam fituar tituj me klubin dhe kombëtaren, dhe ndjej se mund ta mbaj veten në nivelin më të lartë në vitet e ardhshme”, është shprehur Ronaldo.

Portugezi ka pranuar se trupi i tij e ka paralajmëruar se si duhet të trajtohet, e për këtë thotë se është i lumtur nëse obligohet ta bëjë vetëm që karriera e tij të ecë mirë.

“Jeta është një sfidë e vazhdueshme nga çdo aspekt. Është shumë interesante, veçanërisht për sportistët. Tentoj të jem në kulmin e nivelit tim fizik sepse është shumë e rëndësishme për profesionin tim. Duhet të jem në 100 për qind dhe e marr atë shumë seriozisht. Tani, nuk i bëj gjërat e njëjta që kam bërë 10 vite më parë. Për të mbetur në këtë nivel duhet të sakrifikoni. Tashmë nuk mund të bëj disa gjëra, nuk mund t’i bëj tani gjërat që i kam bërë kur isha 20 vjeç. Duhet gjithmonë të gjej balancin. Madje edhe detajet e vogla bëjnë diferencën”, është shprehur portugezi.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme