“Tetë klube kërkojnë Asamoahn”

“Tetë klube kërkojnë Asamoahn”

07 shkurt 2018 20:40

Kwadwo Asamoah mund të largohet në verë nga Juventusi, megjithatë e ardhmja e tij ende nuk është vendosur.

Agjenti i lojtarit, Federico Pastorello ka bërë të ditur se klientin e tij e kërkojnë shtatë apo tetë klube, transmeton Koha.net.

Ganezi ka kontratë vetëm deri në fund të këtij sezoni, dhe ende nuk e ka vazhduar kontratën me kampionin italian.

“Ende nuk është vendosur. Ai është i lumtur te Juve dhe po luan më shumë, por pas shumë viteve në Itali nuk e përjashtoj një përvojë jashtë. Shtatë apo tetë klube kanë pyetur për të, gjithçka është e hapur”, është shprehur Pastorello për Tuttomercatoweb.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme