Sport

Costa rikthehet në stërvitje të plotë

Descriptive Text

Është rikthyer në stërvitje me grupin anësori i Juventusit, Douglas Costa, në prag të sfidës së rëndësishme ndaj Fiorentinës, transmeton Koha.net.

Braziliani mungoi në fitoren e thellë ndaj Sassuolos në fundjavë për shkak të një lëndimi muskulor, për çka ishte stërvitur i vetëm.

Faqja zyrtare e klubit ka bërë të ditur se Costa është rikthyer në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës në Vinovo, kurse Stefano Sturaro ka stërvitur ndaras.

Por, përkundër që i është bashkuar grupit nuk pritet që braziliani të jetë titullar në ndeshjen e së premtes ndaj Fiorentinës në Artemio Franchi. Kurse të martën luan ndaj Tottenhamit në Ligën e Kampionëve.