Icardi i gatshëm për Bolognan

Icardi i gatshëm për Bolognan

07 shkurt 2018 16:48

Interi pritet ta ketë të gatshëm sulmuesin kryesor për ndeshjen e fundjavës.

Mauro Icardi ka stërvitur përsëri i distancuar nga pjesa tjetër e skuadrës këtë mëngjes, por mediat në Itali shkruajnë se ai do të luajë ndaj Bolognas.

Sulmuesi argjentinas ka munguar në sfidën ndaj Crotones, për shkak të një lëndimi muskulor, në të cilën Interi barazoi 1:1, transmeton KP.

Sipas Premium Sport, Icardi kishte kërkuar të luante edhe ndaj Crotones, por trajneri Luciano Spalletti nuk ka dashur ta rrezikonte për ta pasur të gatshëm 100% për ndeshjet tjera.

Ineri këtë javë do të kërkojë të ndalë serinë negative prej tetë ndeshjesh pa fitore.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme