Sanchez dënohet me 16 muaj burgim për evazion fiskal

Sanchez dënohet me 16 muaj burgim për evazion fiskal

07 shkurt 2018 16:42

Alexis Sanchez ka pranuar fajësinë përpara organeve fiskale spanjolle, e është dënuar me kusht me 16 muaj në total (dy vendime fajësie), për shkak se kishte bërë evazion për rreth një milion euro, lidhur me të drejtat e tij të imazhit në periudhën 2012-2013, kur sulmuesi ishte pjesë e Barcelonës.

Futbollisti kilian, i cili sapo është transferuar te Manchester Unitedi, duke lënë Arsenalin, ka pranuar përgjegjësinë e tij dhe do t’iu shpëtojë detyrimeve, por në rast përsëritjeje rrezikon shumë, transmeton TCH.

Akordi mes prokurorit të përgjithshëm të organeve fiskale spanjolle dhe Sanchezit është arritur përmes një videokonference nga Londra, duke pranuar se kishte transferuar të drejtat e imazhit te dy shoqëri të huaja me qëllim fshehjen e të ardhurave.

Në këtë mënyrë, ai pranoi dy dënime me nga 8 muaj secili. Por burgut nuk do të mund t’i shpëtojë, nëse akuzohet sërish për evazion fiskal.

Pavarësisht këtij vendimi, kiliani nuk do të kalojë kohë në burg pasi ai është shkelja e parë dhe dënimi është më pak se dy vjet - gjë që në ligjin spanjoll nuk burgoset.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme