Sport

Mkhitaryani bindi Aubameyangun për kalim tek Arsenali

Pierre-Emerick Aubameyang ka pranuar se transferimi i Henrikh Mkhitaryanit ishte faktor i rëndësishëm për kalimin e tij tek Arsenali gjatë muajit janar.

Londinezët transferuan sulmuesin nga Borussia Dortmundi nëntë ditë pasi Mkhitaryan arriti nga Manchester Unitedi.

Të dy lojtarët kanë luajtur së bashku te ekipi gjerman, duke krijuar një partneritet që u vërtetua të shtunën kur mposhtën Evertonin 5 me 1.

“Është sikur të bashkohesh me vëllanë ose shokun e mirë”, ka thënë Aubameyang. “Luajtëm së bashku në të kaluarën dhe jam i lumtur që e shoh përsëri”.

“Më telefonoi disa herë dhe më pyeti: ‘A do të vish apo jo?’ unë i thash: ‘Së pari më tregon nëse do të transferohesh’. Ai më tha se ishte punë e kryer dhe natyrisht se është faktor i madh që erdha”.