Milani ende interesohet për Belottin

Milani ende interesohet për Belottin

07 shkurt 2018 12:26

Drejtori i Milanit Massimilliano Mirabelli ka pranuar se sulmuesi i Torinos, Andrea Belotti “ende dëshiron të veshë fanellën që e ëndërroi si fëmijë”, duke iu referuar Milanit.

Kuqezinjtë gjatë verës insistonin për transferimin e sulmuesit italian, por Torino nuk uli çmimin prej 100 milionë eurove për të.

“Belotti? Tashmë është e njohur se tentuam ta sjellim te Milani, por ishte e vështirë për disa arsye”, ka thënë drejtori sportiv.

“Ai është lojtar i mirë, një fans i Milanit dhe ku i dihet... ndoshta një ditë do të veshë fanellën që e ëndërroi si fëmijë”, ka thënë Mirabelli.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme