Alternativa kundërshton ndryshimin e destinimit për sport të Shkukzës

Alternativa kundërshton ndryshimin e destinimit për sport të Shkukzës

07 shkurt 2018 11:17

Ish-kryetarja e Gjakovës, deputetja Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se Qeveria Haradinaj po i bën dëme të mëdha Kosovës e në veçanti komunave.

Sipas saj, Kuvendi Komunal i Gjakovës sot do të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme për ta ndryshuar planin e Shkukzës në mënyrë që të ndërtohet një teren sintetik i futbollit, e që ai vend ka qenë i destinuar për ndërtimin e fushave të tenisit.

Në një postim në rrjetin social Facebook Kusari-Lila ka thënë se Gjakova rrezikon të humbë projektin kapital për avancimin e sportit.

Postimi i plotë i deputetes Kusari-Lila në Facebook:

Njëherë mbyllim dhe zhvatim Kosovën, pastaj komunat ... me radhë. Sot Gjakovën e kanë në agjendë. Është ftuar mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal në Gjakovë për të ndryshuar planin e Peisazhit Shkugëz dhe në vendin e destinuar për t’u ndërtuar fushat e vetme të kompletuara të tenisit në Kosovë, planifikohet të ndërtohet terren sintetik i futbollit. Në fillim të mandatit, Qeveria Haradinaj projektit prej 480,000 euro ia mori 380,000 euro përkundër që kontrata për ndërtimin e terreneve të tenisit është e nënshkruar dhe tani sikur kjo të mos ishte mjaftueshëm e dëmshme, komuna e copëton terrenin jashtë ligjshëm pa diskutim publik, pa ndryshim plani dhe pa sqarime për finalizimin e terrenit të tenisit. Sot, pas Kosovës tash Gjakova rrezikon të humbë projekt kapital për avancimin e sportit dhe perspektivën e gjeneratave të reja. Ndërsa, përkundër premtimeve që AAK i bëri në Gjakovë për fushën e futbollit në Dardani (ish-Piskotë), pa hezitim dhe në formë arbitrare vendosin ndërtimin e terrenit të futbollit diku tjetër për interesin privat të cilin do të kuptojmë së shpejti për kënd u bë, krejt në dëm të interesit publik. Turp dhe krim i institucionalizuar.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme