Kryeziu po kompletohet si lojtar

Kryeziu po kompletohet si lojtar

07 shkurt 2018 11:01

Hekuran Kryeziu është një person i rezervuar. Ai nuk flet shumë. Megjithatë ai ka shijuar fitoren e Luzernit 2:1 në shtëpi ndaj Lausanne të shtunën e shkuar.

Kryeziu pas përfundimit të takimit ka shkëmbyer fanellën me mesfushorin e Lausanne, Benjamin Kololli. Ata janë bashkëlojtarë te Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, transmeton Koha Ditore.

"Ne jemi shokë të mirë", konfirmoi Kryeziu.

Kryeziu, i cili thirret "Heki" nga futbollistët tjerë, po qëndronte në zonën e intervistave me disa tifozë.

Ai në trup kishte fanellën e portokalltë të Lausanne me emrin e Kolollit, i cili shënoi gol në minutat e fundit të ndeshjes. Në anën tjetër Kryeziu asistoi në njërin prej golave të Luzernit.

"Fati ishte në anën tonë, pasi shumë lehtë ndeshja ka mundur të përfundojë pa fitues", thotë ai.

Mirëpo Kryeziu nuk ishte i lumtur vetëm për tri pikët në xhiron e parë të pjesës së dytë të këtij edicioni të Superligës zvicerane. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme