Courtois në bisedime për kontratën e re me Chelsean, por me zemër në Madrid

Courtois në bisedime për kontratën e re me Chelsean, por me zemër në Madrid

07 shkurt 2018 10:01

Portieri i Chelseat, Thibaut Courtois ka pranuar se “zemra e tij është në Madrid”, por ka njoftuar se është në bisedime me klubin anglez për zgjatjen e kontratës.

25-vjeçarit kontrata aktuale i skadon në verën e vitit 2019, derisa është raportuar se për të interesim ka shprehur Real Madridi.

Courtois qëndroi tre sezone te Atletico Madridi dhe gruaja e tij me fëmijët ende jetojnë në kryeqytetin spanjoll.

“Situata ime personale është e lidhur me qytetin e Madridit. Dy fëmijët e mi jetojnë atje me nënën e tyre. Kam një vajzë me të cilën flas çdo ditë. Ajo shpesh më thotë se i mungoj. Djali im është shumë i vogël për të biseduar me mua”, ka thënë Courtois.

“Kurdo që kam mundësi, tentoj të kthehem në Spanjë. Si situatë nuk është e lehtë. Po, zemra ime është në Madrid. Është logjike dhe e kuptueshme. Nëse më duan, mund të kontaktojnë Chelsean. Do të shohim. Por deri më tani nuk e kanë kontaktuar. Është e sigurt se një ditë do të kthehem në Madrid”, ka thënë veç të tjerash portieri belg.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme