Xhaka rekordmen te Arsenali për paraqitje rresht si titullar

Xhaka rekordmen te Arsenali për paraqitje rresht si titullar

07 shkurt 2018 09:34

Asnjë futbollist i Arsenalit nuk ka regjistruar më shumë paraqitje të njëpasnjëshme si titullar në Premier League sesa mesfushori Granit Xhaka.

Kështu ka shkruar të martën sajti anglez "Daily Cannon". Paraqitja e Xhakës në fitoren bindëse të Arsenalit, 5:1, ndaj Evertonit në fundjavën e shkuar, ishte e 39-ta rresht e tij si titullar në Premier League, shkruan sot Koha Ditore.

Në të vërtetë vetëm dy futbollistë kanë arritur të kenë më shumë paraqitje rresht si titullar në kampionatin anglez sesa Xhaka. Bëhet fjalë për Alfie Mawsonin e Swanseas dhe Kasper Schmeichelin e Leicesterit.

Ky rekord i Xhakës po vlerësohet si i jashtëzakonshëm dhe si një "testament i qëndrueshmërisë së tij". (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme