Kërkohet ndryshimi i Rregullores për kategorizim të federatave

Kërkohet ndryshimi i Rregullores për kategorizim të federatave

07 shkurt 2018 09:30

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit pritet të bëjë ndryshime në Rregulloren për kategorizimin e sporteve, shkruan sot Koha Ditore.

Ndryshimin në Rregullore e ka kërkuar Komisioni pranë Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), që përbëhet nga Agron Kuka, Gazmend Maxhuni, Shasivar Haxhijaj, Shqipe Zogiani dhe Kushtrim Krasniqi. Ky komision ka vlerësuar se kriteret e Rregullores nuk janë të favorshme për sportet ekipore.

Në fakt ende pa përfunduar procesi i dorëzimit të formularëve për aplikim, ishin federatat e sporteve kolektive që shprehën mospajtime me kriteret e vendosura, nëpërmjet të cilave do të bëhet rangimi.

Këto federata, ku bëjnë pjesë Federata e Futbollit, Basketbollit, Hendbollit dhe Volejbollit, vlerësuan kriteret si të favorshme vetëm për sportet individuale.(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme