Xhudistët, në Paris për të bërë hapin e radhës në turneun më të madh

Xhudistët, në Paris për të bërë hapin e radhës në turneun më të madh

07 shkurt 2018 09:14

Majlinda Kelmendi e ka fituar plot katër herë Grand Slamin e Parisit, garën që vlerësohet më së shumti në sportin e xhudos, shkruan sot Koha Ditore.

Majlinda ka fituar rregullisht në kategorinë deri 52 kilogramë, prej vitit 2014 deri në vitin 2017. Por ajo aktualisht është në fazë rikuperimi pas lëndimit të gjurit dhe nuk do të garojë në edicionin e ri të Grand Slamit të Parisit, që mbahet në fundjavë, të shtunën e të dielën.

Në mungesë të kampiones olimpike iu takon xhudistëve të tjerë përgjegjësia për të mbrojtur nderin e Kosovës në turneun më të madh të xhudos. Për nga rëndësia, konkurrenca, organizimi e interesimi, Grand Slami i Parisit vlerësohet thuajse i barabartë me Kampionatin botëror të xhudos.

Kosovën në Grand Slam të Parisit këtë herë do ta përfaqësojnë Nora Gjakova, Distria Krasniqi e Akil Gjakova. Të tre do të garojnë të shtunën, ndërsa i presin luftëra të forta. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme