Orari i garave të Tahirit në Lojërat Olimpike Dimërore 2018

Orari i garave të Tahirit në Lojërat Olimpike Dimërore 2018

07 shkurt 2018 08:51

Albin Tahiri është skitari që do ta përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore PyeongChang2018.

28-vjeçari ka fituar normën olimpike në pesë disiplina të skijimit alpik. Ai do të garojë në sllallom, sllallom të madh, super sllallom të madh, lëshim të shpejtë dhe kombinim alpik.

Garën e parë, Albini do ta ketë më 11 shkurt në lëshim të shpejtë, derisa që nga 8 shkurti do t’i fillojë përgatitjet zyrtare. Garat e lëshimit të shpejtë fillojnë në ora 3 të mëngjesit me kohën tonë lokale, kurse në 11:00 me kohën në Korenë e Jugut.

Lëshimi i shpejtë mbahet në qendrën alpike në Jeongseon, e cila ndodhet rreth 40 kilometra larg qytetit të PyeongChangut.

Garën e dytë, Albini do ta ketë më 13 shkurt në kombinim alpik. Gara fillon në ora 3:30 me kohën tonë lokale.

Dy ditë më vonë, më 15 shkurt Albin Tahiri do ta sfidojë veten në një ditë të veçantë për të. Ai do të garojë në super sllallom të madh në ditën kur do të mbush 29 vjet. Edhe kjo garë fillon nga ora 03:00 me kohën tonë lokale.

Gara e ardhshme e tij është ajo e sllallomit të madh që mbahet më 18 shkurt, dhe e cila fillon nga ora 2:15.

Sfida e fundit kur do ta shohim Albinin në gara të LOD PyeongChang 2018 do të jetë më 22 shkurt, kur do të garojë në sllallom, duke filluar nga ora 2:15.

Data, Disiplina, Ora

11 shkurt – Lëshim i shpejtë 03:00

13 shkurt – Kombinim alpik 03:30

15 shkurt – Super sllallom i madh 03:00

18 shkurt – Sllallom i madh 02:15

22 shkurt – Sllallom 02:15

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme