Chelsea i beson Contes

Chelsea i beson Contes

06 shkurt 2018 22:01

Chelsea tani për tani i ka dhënë përkrahje menaxherit Antonio Conte dhe nuk ka kërkuar kandidat të mundshëm për zëvendësimin e tij.

Sky Sports raporton se pronari i klubit, Roman Abramovich është kundër punësimit të një trajneri për një kohë të shkurt shkaku i orarit të ngjeshur gjatë javëve në vazhdim.

Londinezët do të përballen me dy klubet nga Manchesteri në Premier Ligë, derisa në Ligën e Kampionëve do të përballen me Barcelonën.

Contes i është dhënë kohë që të kthejë formën dhe raportimet se Chelsea ka kontaktuar Carlo Ancelottin e Luis Enriquen janë të pasakta.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme