Sport

Evra afër rikthimit në Premier Ligë

West Ham Unitedi ka shprehur interesim për transferimin e lojtarit të lirë, Patrice Evra, raporton Sky Sports.

Ish-mbrojtësi i Manchester Unitedit ishte përjashtuar nga klubi i Marseillet dhe ishte suspenduar nga UEFA shkaku i një përleshje me një tifoz.

Ish-kapiteni i Francës ishte ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen e Europa Ligës kundër Vitorias më 2 nëntor të vitit të kaluar, pasi ishte përleshur me një tifoz shkaku i disa abuzimeve.