Rooney pas pensionimit dëshiron të bëhet menaxher

Rooney pas pensionimit dëshiron të bëhet menaxher

06 shkurt 2018 18:29

Sulmuesi i Evertonit, Wayne Rooney, ka bërë të ditur se pas pensionimit nga futbolli synon të bëhet menaxher i ndonjë klubi.

Ish-përfaqësuesi i Anglisë, ka thënë se njohuritë e tij për lojën do t’i ndihmojnë që të krijojë një karrierë të mirë si menaxher.

“Do të doja të bëhesha menaxher”, ka thënë ish-sulmuesi i Manchester Unitedit. “Kam qenë i përfshirë në futboll gjatë tërë jetës. Është diçka që e njoh”.

“E shijova këtë mbrëmje dhe jam i sigurt se do të bëja punë edhe në televizion, por përfundimisht synoj menaxhimin”, ka thënë anglezi pasi ishte i ftuar në Sky Sport si analist i ndeshjes Watford – Chelsea.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme