Milani forcohet me Striniqin

Milani forcohet me Striniqin

06 shkurt 2018 15:25

Skuadra e Milanit ka siguruar shërbimet e mbrojtësit kroat Ivan Striniq, i cili do të transferohet në"San Siro në fund të këtij edicioni.

Striniq te Milani pritet të transferohet si lojtar i lirë, pasi kontrata me skuadrën e Sampdorias i skadon në fund të këtij edicioni.

30-vjeçari te Milani shihet si përforcim i duhur për repartin defensiv në edicionin e ardhshëm.

Ai me Milanin do të firmosë kontratë tri vjeçare.

Striniq te Sampdoria është transferuar para fillimit të këtij edicioni nga Napoli për dy milionë euro. Ai këtë edicion ka 15 paraqitje në Serie A dhe dy asistime.

Krahas Napolit, Striniq ka bërë karrierë edhe te Dnipro në Ukrainë dhe Hajduku i Splitit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme