Sport

Bacca mbetet te Villarreali

Sulmuesi kolumbian Carlos Bacca do të jetë pjesë e Villarrealit edhe në edicionin e ardhshëm, ka shkruar e përditshmja spanjolle "AS".

Skuadra spanjolle do t'i paguajë Milanit 15 milionë euro për kartonin e 31-vjeçarit, të cilin e ka huazuar para fillimit të këtij edicioni.

Bacca ka bindur me paraqitjet e tij krerët e Villarrealit, pasi këtë edicion është njëri prej lojtarëve kryesor.

Ai deri më tani ka shënuar dhjetë gola dhe ka asistuar pesë herë në 26 ndeshje të zhvilluara për Villarrealin.

Marrëveshja mes Villarreait dhe Milanit për blerjen e Baccas pritet të zyrtarizohet gjatë këtij muaji.

Sulmuesi do të firmosë kontratë trevjeçare me ekipin spanjoll.