Interi siguron Martinezin

Interi siguron Martinezin

06 shkurt 2018 14:53

Skuadra e Interit ka siguruar shërbimet e sulmuesit argjentinas Laurato Martinez, kanë njoftuar mediumet italiane.

Martinez te skuadra italiane do të transferohet në fund të këtij edicioni nga Racing Club për një dëmshpërblim prej 23 milionë eurosh.

Martinez, 20-vjeçar, me Interin do të firmosë kontratë trivjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Martinez po llogaritet ndër talentet e kampionatit argjentinas, ndërsa këtë edicion ka shënuar katër gola dhe ka asistuar dy herë në tetë ndeshje të zhvilluara.

Ai ka edhe shtatë gola në 11 paraqitje me Përfaqësuesen U-20 të Argjentinës.

Për shërbimet e tij Interi ka fituar në konkurrencën e skuadrave të mëdha të Evropës si Real Madrid, Atletico Madrid, Roma, Chelsea e Manchester United.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme