Sport

Arsenali nis negociatat me Ramseyn

Arsenali raportohet se ka nisur bisedimet për kontratë të re me mesfushorin Aaron Ramsey

27-vjeçari ka edhe 18 muaj në kontratën aktuale, ndërsa trajneri Arsene Wenger raportohet se është i vendosur të qartësojë të ardhmen e futbollistit sa më herët që të jetë e mundur.

“Topçinjtë” transferuan Henrikh Mkhitaryanin dhe Pierre-Emerick Aubameyangun në janar, ndërsa Mesut Ozil u bë futbollisti më i paguar me 350 mijë funte në javë. Këto kanë shtyrë të raportohet se uellsiani dëshiron pagë më të madhe dhe Wenger ka nisur menjëherë bisedimet që të ketë të qartë të ardhmen e futbollistit.

Uellsiani ka realizuar gjashtë gola dhe ka pasur gjashtë asistime në sezonin aktual.