Enrique zëvendëson Conten te Chelsea

Enrique zëvendëson Conten te Chelsea

06 shkurt 2018 11:28

Ish-trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, raportohet se i është afruar Chelseat për t’u bërë trajneri i ri pas largimit të Antonio Contes.

Italiani Conte po kritikohet për shkak të formës së dobët të fundit në Premier Ligë, sidomos pas humbjes të hënën 4 me 1 nga Watfordi.

Enrique po shihet si zëvendësues i tij, ndërsa sipas “Diario Sport”, spanjolli është caku kryesor i “Bluve”.

Raportimi shton se edhe Juliano Belleti është kandidat për pozitën e drejtorit sportiv.

Enrique është papunë që kur u largua nga Barça në fund të sezonit të shkuar.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme