Komuna e Prishtinës cakton lokacionet potenciale për fusha

Komuna e Prishtinës cakton lokacionet potenciale për fusha

06 shkurt 2018 13:14

Zyrtarë të Komunës së Prishtinës dhe përfaqësuese të Federatës së Futbollit të Kosovës kanë parë nga afër pronat komunale ku potencialisht mund të ndërtohen dy fushat me bar sintetik.

Dy fushat ndihmëse që do të ndërtohen me financim të përbashkët të Federatës së Futbollit të Kosovës, Komunës së Prishtinës dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit pritet të përfundojnë këtë vit.

Pos dy fushave ndihmëse në Prishtinë, pritet të ndërtohen edhe dhjetë të njëjta nëpër komuna të tjera të Kosovës.

“Këtë vit në bashkëfinancim me Federatën e Futbollit të Kosovës dhe Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të ndërtohen dy fusha sintetike të futbollit, me përmasa 105 x 68 metra, sipas standardeve të FIFA-s dhe UEFA-s. Drejtori i pronës, Dren Kukaj, bashkë me përfaqësues të FFK-së, kanë dalë në terren për t'i parë nga afër pronat komunale ku potencialisht mund të ndërtohen këto fusha, ashtu që të ndahen parcelat sa më të përshtatshme”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme