Januzaj sërish me probleme fizike

Januzaj sërish me probleme fizike

06 shkurt 2018 11:07

Mesfushorit Adnan Januzaj i janë shfaqur sërish probleme fizike, kanë njoftuar mediumet në Spanjë.

Januzaj është detyruar para kohe ta lëshojë stërvitjen e së hënës. Januzaj nuk u paraqit për Real Sociedadin në ndeshjen e fundit të fituar thellë ndaj Deportivo La Coruna me rezultatin, 5:0.

"Adnan Januzaj për shkak të problemeve fizike u detyrua të largohet para kohe nga stërvitja e së hënës. Ishin problemet e njëjta të para dy javësh që e detyruan atë të largohet nga stërvitja", shkruan "mundodeportivo.com".

Januzaj, 23-vjeçar, në pesë ndeshje të tjera të këtij edicioni në Spanjë ka munguar për shkak të lëndimeve. Në 15 paraqitje mesfushori i Belgjikës për Real Sociedadin ka shënuar dy gola dhe ka kontribuar me tri asistime.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme