Sport

Rënia e talentit më të madh në Evropë

Futbolli mund të jetë biznes mizor dhe pak storie në vitet e fundit kanë qenë më mizore sesa ajo e Renato Sanchesit.

I vlerësuar si një prej talenteve më të mëdha në Evropë pas performancës së shkëlqyer në Evropianin 2016, ka qenë rënie e lirë për portugezin që nga atëherë.

Pas një viti zhgënjyes te Bayern Muencheni, Sanches është huazuar te Swansea City në Premier League, duke shpresuar se do të ketë më tepër minutazhë. Mirëpo, në skuadrën uellsiane, rënia e mesfushorit të ri vetëm sa ka marrë hov edhe më të madh.

Performancat e dobëta dhe mungesa e besimit kanë bërë që Sanches të jetë dështim te Swansea, ku ka pasur vetëm një asistim në League Cup për skuadrën këtë stinor. Në fundjavë, ish-trajneri i Swansea Cityt, Paul Clement ka folur për përmasën e problemeve të portugezit... (Më gjerësisht mund të lexoni në Koha Ditore)