Sportistët dhe spektatorët do të përballen me të ftohtë në Lojërat Dimërore

Sportistët dhe spektatorët do të përballen me të ftohtë në Lojërat Dimërore

06 shkurt 2018 11:35

Temperatura nën zero gradë Celsius mund të jenë telashe për vizitorët në Pyeongchang për Lojërat Olimpike Dimërore këtë muaj, por derisa tifozët mund të dridhen nga të ftohtit, sportistët të hënën kanë mirëpritur atë.

Temperaturat minus 10 gradë Celsius gjatë ditës dhe minus 20 gradë gjatë natës mund të jenë mjaft sfiduese për javën e fundit të përgatitjes para hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore këtë të premte, shkruan Koha Ditore.

Në Pyeongchang, xhaketa të trasha, dorëza dhe këpucë të mira janë të domosdoshme për të përballur të ftohtit, të rritur nga erërat e forta. Një student nga Seouli, në pushime me prindërit e tij, ka thënë se edhe jug-koreanët nuk janë të mësuar me temperatura aq të ulëta.

"Nuk është ftohtë në këtë zonë në këtë pjesë të sezonit, zakonisht, por këto ditë është shumë ftohtë. As që mund të mendoj fjalët, mendoj se truri më është ngrirë apo diçka e tillë", ka thënë Kyungtae Lim. "Jam pak i brengosur për sportistët e Lojërave Olimpike. Shumë prej tyre janë nga vende ku nuk është aq ftohtë, kështu që nuk mendoj se do të performojnë shumë mirë dhe po shqetësohem pak edhe për turistët"...(Më gjerësisht mund të lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme