Kikboksieri shqiptar Qëndrim Bajrami përgatitet të mbrojë titullin

Kikboksieri shqiptar Qëndrim Bajrami përgatitet të mbrojë titullin

06 shkurt 2018 09:04

Kikboksieri shqiptar Qëndrim Bajrami, i cili po zhvillon karrierën në Zvicër po vazhdon sukseset. Ai tani mban titullin e kampionit botëror në “Strykers League”.

I lindur dhe rritur në Zvicër, Bajrami shprehet mjaft krenar sa i përket përfaqësimit të shqiptarëve në arenën ndërkombëtare. Megjithatë, ai tregon edhe vështirësitë për t’u prezantuar me flamurin e shtetit të Kosovës, kur ndeshjet zhvillohen nëpër shtete që nuk e kanë njohur pavarësinë e saj.

Kikboksieri shqiptar, përveç detajeve për përgatitjet, tregon edhe për ndeshjen e radhës në të cilën pritet ta mbrojë titullin e botës.

Intervistën e plotë ndiqeni në linkun e bashkangjitur:

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme