Federata e Shahut rrezikon pezullimin për shkak të borxheve

Federata e Shahut rrezikon pezullimin për shkak të borxheve

06 shkurt 2018 09:55

Kanë kaluar gati dy vjet prej se Federata e Shahut të Kosovës (FSHK) organizoi në Gjakovë kampionatin evropian individual në shah.

Në FSHK vlerësuan lart kur fituan të drejtën që të organizojnë evropianin, por një organizim i tillë doli të jetë vërtet sfidues për federatën kosovare, shkruan Koha Ditore.

Ai evropian, që në të vërtetë nuk bëri shumë bujë, i ka shkaktuar telashe të mëdha Federatës kosovare të shahut.

FSHK-ja ka ende borxhe të pashlyera nga organizimi i asaj ngjarjeje. Borxhi që ka ndaj disa hoteleve në Gjakovë, një kompanie të marketingut, një kompanie taksie dhe Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK) është rreth 70 mijë euro.

Borxhin më të madh Federata e ka ndaj Hotel Pashtrikut në Gjakovë, ku u akomoduan gjithë shahistët e shteteve të ndryshme të Evropës që morën pjesë në evropianin e mbajtur nga 11 deri më 24 maj të vitit 2016. Hotel Pashtriku, ku edhe u mbajtën garat, mjetet për kompensim të hapësirës së lëshuar për qëndrimin e shahistëve dhe personelit tjetër, ka vendosur t'i nxjerrë nga Federata nëpërmjet përmbaruesit. Kështu xhirollogaria e FSHK-së është bllokuar... (Më gjerësisht mund të lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme