Chelsea humb thellë nga Watfordi, “nxehet” gara për top-katërshe

Chelsea humb thellë nga Watfordi, “nxehet” gara për top-katërshe

05 shkurt 2018 22:52

Chelsea është mposhtur 4 me 1 nga Watfordi në kuadër të xhiros së 26-të në Premier Ligë, për të bërë edhe më interesante garën për top-katërshe.

Watfordi realizoi golin e parë në minutën e 42-të. Troy Deeyney që u tregua i saktë nga penaltia. 12 minuta para penaltisë, Chelsea mbeti me një lojtar më pak për shkak të përjashtimit të Tiemoue Bakayokos.

Eden Hazard barazoi rezultatin në minutën e 82-të dhe kur pritej që Chelsea të dilte me të paktën një pikë nga kjo përballje, Watfordi u ringjall duke realizuar edhe tre herë. Janmaat, Deulofeu dhe Pereyra realizuan tre golat e radhës për fitoren e thellë të Watfordit.

Chelsea mbetet i katërti në tabelë me 50 pikë, një më pak se Liverpooli që është i treti dhe gjashtë më pak se Manchester United që është i dyti. City mbetet lider me 69 pikë. Për top-katërshe afër në garë janë edhe Tottenhami që ka 49 pikë dhe Arsenali që është i gjashti me 45.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme