Juve pa Matuidin ndaj Tottenhamit

Juve pa Matuidin ndaj Tottenhamit

05 shkurt 2018 22:24

Juventusi nuk do të mund të llogarisë në mesfushorin francez, Blaise Matuidi, për ndeshjet me Tottenhamin në Ligën e Kampionëve.

Matuidi është lënduar në ndeshjen e djeshme ndaj Sassuolos të cilën Juventusi e ka fituar me rezultat të thellë 7:0.

Mesfushori francez ka pësuar një lëndim në kofshë dhe është dashur të largohet nga fusha qysh në pjesën e parë, ndërsa ai pritet të mungojë të paktën një muaj, transmeton KP.

Kësisoj, Matuidi do të humbasë ndeshjet me Fiorentinën, Torinon, Atalantan dhe Lazion në Serie A, si dhe dy sfidat e Ligës së Kampionëve ndaj Tottenhamit.

Matuidi është transferuar këtë verë te Juventusi nga skuadra franceze, Paris Saint-Germain.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme