Dortmundi paralajmëron masa të rënda për lojtarët që duan të ikin prej klubit

Dortmundi paralajmëron masa të rënda për lojtarët që duan të ikin prej klubit

05 shkurt 2018 17:00

Lojtarët e Borussia Dortmundit janë paralajmëruar që të mos tentojnë të largohen si Pierre-Emerick Aubameyang ose Ousmane Dembele.

Klubi gjerman shiti dy lojtarët pavarësisht se dëshironte t’i mbante në skuadër. Dembele kaloi në verë te Barcelona për 105 milionë euro, teksa Aubameyang iu bashkua Arsenalit në janar.

Tani klubi ka marrë masa që të mos lejojë më “lojëra” të tilla nga lojtarët.

“Të enjten, u kam thënë lojtarëve se lojtari i ardhshëm që dëshiron diçka të tillë do të dështojë keq. Ai do të ketë problem të madh. Lojtari i ardhshëm nuk do të largohet, por do të mbetet në bankinë. Të gjithë e dinë tani. Ky është njoftim publik”, ka thënë shefi i klubit Hans-Joachim Watzke për “Frankfurter Allgemeinen Zeitung”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme