Sport

Barcelona zbulon buxhetin për tregun e verës

Ndërsa jemi mësuar tashmë me shit-blerje me shifra stratosferike nga Barcelona, ku vlen për t’u përmendur Dembele që erdhi nga Dortmund për 145 milionë euro në tregun e verës së kaluar, apo 160 milionë euro të shpenzuara për Coutinhon në tregun e dimrit për t’ia rrëmbyer Liverpoolit, katalanasit njoftojnë për buxhetin e verës së ardhshëm.

“60 milionë euro do të jetë buxheti i Barcelonës për tregun e ardhshme”, ka bërë të ditur zëvendës-presidenti i Barcelonës, Jordi Mestra, transmeton ksp.

Por tifozët e katalanasve nuk kanë asgjë për t’u shqetësuar sepse ky buxhet është thuajse në të njëjtat shifra të viteve të kaluara, por kësaj shifre për blerje të tjera të bujshme u shtohen edhe shumat që do të përfitohen nga shitjet që do të bëhen po gjatë verës.