Vonn kthehet në formë pak para fillimit të Lojërave Olimpike Foto: Reuters

Vonn kthehet në formë pak para fillimit të Lojërave Olimpike

05 shkurt 2018 13:51

Skitarja amerikane Lindsey Vonn ka treguar se ka arritur formën kulmore pak para Lojërave Olimpike Dimërore. Ajo ka fituar garën e dytë në disiplinën e lëshimit në skijim alpin për dy ditë dhe ka regjistruar njëkohësisht fitoren e 81-të në Kupën e Botës në karrierë.

Fituesja e katërfishtë e titullit të përgjithshëm në Kupën e Botës, Vonn, triumfoi për 0.11 sekonda para italianes Sofia Goggia të dielën në garën e lëshimit në Garmisch, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”. Ajo i kishte mohuar Goggias fitoren edhe të shtunën në po të njëjtin shteg. E treta të dielën ishte garuesja nga Lihtenshtajni, Tina Weirather.

Skuadra e SHBA-së në skijim alpin përjetoi një ankth tjetër. Një ditë pasi që Jacqueline Wiles u rrëzua dhe do të humbasë Lojërat Dimërore për shkak të lëndimit të ligamenteve të këmbës dhe frakturës në këmbë, një rrëzim të rëndë pati edhe Stacy Cook të dielën.

Ajo është rrëzuar me shpejtësi 100 kilometrash në orë dhe është përplasur në rrjetën e sigurisë, mirëpo është ngritur në këmbë pas disa minutave frike dhe është lëshuar poshtë. Nuk është njoftuar për gjendjen e saj nga skuadra.

Për Vonnin ishte fitorja e katërt në këtë stinor në Kupën e Botës në skijim alpin dhe e treta rresht në disiplinën e lëshimit.

Amerikania 33-vjeçare kishte fituar të artën olimpike në Vancouver në vitin 2010, por dështoi të marrë pjesë në Lojërat Dimërore në Sochi katër vite më parë, për shkak të lëndimit.

Vonn kishte munguar 11 muaj për shkak të lëndimit të gjurit që pësoi në Andorra në shkurt të vitit 2016 dhe më pas theu dorën në stërvitje në Colorado në nëntor të atij viti, duke u detyruar t'i nënshtrohej një programi intensiv të rehabilitimit.

Kupën e Botës në skijim alpin këtë stinor po e dominon amerikania tjetër Mikaela Shiffrin.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme