Tifozët mbushin arenën për të përkrahur skuadrën e përbashkët koreane Foto: Reuters

Tifozët mbushin arenën për të përkrahur skuadrën e përbashkët koreane

05 shkurt 2018 13:23

Tifozët jug-koreanë me fanella me flamur të unifikimit kishin pushtuar arenën e hokejit në akull të dielën, ndërsa dëgjoheshin thirrjet “ne jemi një”.

Ata përkrahnin skuadrën e përbashkët të Koresë në hokej në akull në konkurrencë të femrave, në ndeshje përgatitore para Lojërave Olimpike Dimërore që nisin këtë muaj, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”.

Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut janë pajtuar muajin e kaluar të garojnë me një skuadër të përbashkët në hokej të femrave dhe të marshojnë së bashku nën një flamur në Lojërat Dimërore në Pyeongchang, pas një raundi të ri të bisedimeve.

Rreth 3.000 tifozë kishin mbushur arenën “Seonhak” në Incheon, ku koreanet, që kanë stërvitur së bashku vetëm për një javë, pësuan 3:1 nga Suedia.

Derisa rezultati ishte zhgënjyes, shpresat janë të mëdha se skuadra e unifikuar mund të ndihmojë të përmirësohen lidhjet.

“Jam i emocionuar”, ka thënë Park Cheol-hyun, që kishte ardhur të shikonte ndeshjen me bashkëshorten dhe të birin. “Ndonëse çështja nukleare mund të mos zgjidhet menjëherë, do të jetë mirë në periudhë afatgjate nëse dy Koretë afrohen. Përndryshe nuk ka mënyrë për të zgjidhur problemin” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme